Lidhje

Hapet Festivali i Filmit Sundance në shtetin Jutah


Hapet Festivali i Filmit Sundance në shtetin Jutah
Hapet Festivali i Filmit Sundance në shtetin Jutah

Një borë e lehtë ka shoqëruara hapjen e festivalit të Filmit Sundance ditën e djeshme.

Themeluesi i këtij festivali Robert Redford tha në fjalën e tij të hapjes sa pavarësisht situatës” në festival ka filma të cilët sjellin histori të reja, por ku pasqyrohet edhe koha e vështirë që po kalojmë”. “Kinematografia e pavarur është tema e këtij festivali” tha ai.

Për 11 ditë, festivali i filmit Sundance paraqet punime të regjisorëve e aktorëve të kinemasë së pavaruar botërore.

“Lauren Greenfilsd merr pjesë në këtë festival me filmin dokumentar “Mbretëresha e Vresajës” Në fjalën e tij përpara transmetimit të filmit ai tha se “ festivali Sundance është një vend ku ushqehen, mbështeten dhe krijohen kushte për kinemanë e pavarur.”

Festivali Sundance u hap dje me filmin “Hello I must be going” në qendër të të cilit është një histori dashurie mes një djali 19 vjeçar dhe një gruaje të divorcuar 35 vjeçare. Një tjetër film i ditës së djeshme ishte dhe ai me titull “Wish you were here” si dhe filmi “Searching for sugar man” një protretizimi i këngëtarit dhe autorit të këngëve të viteve 1970 Rodriguez.

XS
SM
MD
LG