Lidhje

Tadiç: Beogradi nuk bën lëshime në politikën ndaj Kosovës


Tadiç: Beogradi nuk bën lëshime në politikën ndaj Kosovës
Tadiç: Beogradi nuk bën lëshime në politikën ndaj Kosovës

Presidenti serb Boris Tadiç thotë se Beogradi nuk do të bëjë lëshime në politikën ndaj Kosovës, ndonëse mund të dëmtohet e ardhmja e vendit në Bashkimin Europian.

Zoti Tadiç tha sot se Serbia nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimit Europian. Por Beogradi, tha ai, nuk do të shpërbëjë institucionet e e kontrolluara nga Serbia në veri të Kosovës. Ai këmbënguli se Serbia ka plotësuar kushtet për kandidaturën në Bashkimin Europian. Por ai tha se nëse Beogradit do t’i duhet të zgjedhë, Serbia nuk do të braktisë asnjërën, ose atë që është në interesin legjitim të saj, të mbrojë interesat e veta kombëtare në Kosovë, si dhe ofertën e saj për praninë në BE.

Në fillim të javës, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se pranimi i Serbisë në BE do të varet nga përparimi që do të bëhet në bisedimet me Kosovën. Zonja Merkel tha se beson që vendi i Serbisë është në BE, por kjo të realizohet, ajo duhet të rifillojë dialogun me Prishtinën.

XS
SM
MD
LG