Lidhje

Presidenti Tadiç, thirrje për paqe e tolerancë mes Kroacisë e Serbisë


Presidenti Tadiç, thirrje për paqe e tolerancë mes Kroacisë e Serbisë
Presidenti Tadiç, thirrje për paqe e tolerancë mes Kroacisë e Serbisë

Presidenti serb Boris Tadiç ka bërë thirrje për ripajtim në vendin ku dikur ndodhej një kamp përqëndrimi në Kroaci, ku dhjetëra mijëra serbë, hebrenj dhe romë u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Tadiç, i shoqëruar nga e ëma mori pjesë dje në një ceremoni që shënonte 70 vjetorin kampit Jadovno, të ngritur në vitin 1941 nga regjimi kroat pro-nazist. Gjyshi i presidentit Tadiç ishte ndër viktimat e vrara në kampin e ekzekutimit në rajonin Velebit. Pjesa më e madhe e viktimave ishin të kombësisë serbe.

Zoti Tadiç tha se viktima të pafajshme, të cilat u vranë për shkak të identitetit, emrit dhe besimit fetar “meritojnë nderimin tonë”. Por ai tha se ky nderim nuk duhet të shkaktojë konflikt mes Serbisë dhe Kroacisë, por t’i lejojë të dy vendet të jetojnë në paqe dhe tolerancë dhe të dënojnë krimet e luftës.

XS
SM
MD
LG