Lidhje

Gjokoviç përballë Nadal në Kampionatin australian të tenisit

  • Zëri Amerikës

Gjokoviç përballë Nadal në Kampionatin australian të tenisit

Gjokoviç përballë Nadal në Kampionatin australian të tenisit

Tenisti numër 1 i botës Novak Gjokoviç kaloi në finalet e kampionatit të tenisit Australia Open, pas një fitoreje në gjysmë finale ndaj britanikut Andy Murray.

Kampioni i cili tha se kishte pasur probleme me frymëmarrjen në lojën çerekfinale përballë David Ferrerit, dukej i lodhur gjatë gjithë ndeshjes megjithatë arriti të fitonte duke i mohuar Murray-t pjesëmarrjen për herë të tretë në një finale në Melbourne Park.

Fitorja u quajt epike pas një loje që zgjati 4 orë dhe 50 minuta dhe që në disa raste u duk se mund të fitohej nga Murray. Serbit Gjokoviç tani i duhet të mbrojë titullin kampion kur të jetë përballë Rafael Nadalit që jo vetëm ka një përvojë të madhe por edhe fatin që ka pasur një ditë më shumë për t’u çlodhur. Megjithatë Gjokoviç ka qenë në një pozicion superior gjatë gjithë sezonit. Mesa duket do të jetë një lojë për të mos u humbur.

XS
SM
MD
LG