Lidhje

Vdes gjenerali tajlandez i plagosur me snajper


Qeveria tailandeze ka caktuar orën 3 të ditës së sotme sipas orës lokale për gratë dhe femijët dhe protestues të tjerë të paarmatosur që të lënë kampin në qendrën kryesore të biznesit në kryeqytetin e vendit.

Një zedhënës ushtarak tha të dielën se forcat e sigurisë kanë në plan të lejojnë organizata si Kryqi i Kuq në kampin e protestuesve që të ndihmojnë njerëzit të largohen.

Autoritetet tajalandeze thonë se luftimet kanë lënë rreth 36 të vdekur që nga fillimi i përleshjeve të enjten, përfshi një gjeneral ushtarak kundërshtar që bashkëpunonte me Kemishat e Kuqe.

Gjeneral Majori Khattiya Sawasdiphol u qellua në kokë me snajper të enjten dhe vdiq sot nga plagët marra. Rreth 232 njerëz janë plagosur.

Luftime të ashpëra dhe shpëthime gjemuan natën e mbrëmshme jashtë lagjes së hoteleve luksoze që ndodhen pranë barikadave të kampit të protestuesve.

Klientën e hotelit të Dustin Thani u detyruan të strehoheshin në qilar për arsye sigurie. Trazirat antiqeveritare nga protestuesit e opozitës të njohur si Kemishat e Kuqe tani janë përhapur edhe në zona të tjera të kryeqytetit të vendit.

Të dielën, qeveria hodhi poshtë thirrjet nga Kemishat e Kuqe për bisedime të ndermjetësuara nga OKB-ja për tu dhënë fund përleshjeve vdekjeprurëse në Bankok.

XS
SM
MD
LG