Lidhje

Protestuesit në Tajlandë refuzojnë ofertën për bisedime, vazhdojnë tubimet


Protestuesit anti-qeveritarë në Bankok nuk kanë përfillur ofertën për bisedime me qeverinë dhe vazhdojnë të mbajnë nën kontroll pika kyçe të kryeqytetit të Tajlandës, qendrën kryesore tregtare dhe distriktin historik të qytetit.

Bankoku ishte sot i qetë, një ditë pas përleshjeve mes protestuesve dhe ushtarëve që lanë të paktën 21 të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur. Dhuna shpërtheu pasi ushtarët u përpoqën të shpërndanin demonstruesit.

Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Abhisit Vejjajiva. Zoti Abhisit ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen, por u bëri thirrje Këmishave të Kuqe, siç quhen protestuesit, që të takohen me të. Protestuesit nuk e kanë pranuar ofertën.

Kjo është dhuna më e rëndë politike në Tajlandë që nga viti 1992. Zëvendës-kryeministri Suthep Thaugsuban u zotua se qeveria do të vendosë rendin në kryeqyetetin e Tajlandës. Zoti Suthep tha gjithashtu se pushtimi i qytetit nga protestuesit është “i paligjshëm”.

XS
SM
MD
LG