Lidhje

Ish-kryeministrja ukrainase Timoshenko nën arrest


Ish-kryeministrja ukrainase Timoshenko nën arrest
Ish-kryeministrja ukrainase Timoshenko nën arrest

Një gjykatë e Kievit e ka vendosur nën arrest ish-kryeministren ukrainase Julia Timoshenko për shkelje të procedurave gjyqësore gjatë gjykimit të saj për shkelje, në kohën kur ajo ishte në postin e kryeministres. Me urdhër të gjykatësit Rodion Kireyev, policia arrestoi zonjën Timoshenko sot, pasi gjykatësi u pajtua me një mocion të prokurorisë për arrestimin e saj.
Gjatë gjykimit të saj, zonja Timoshenko ka refuzuar kërkesën për t’u ngritur në këmbë ndërkohë që i drejtohej gjyqtarit, duke e fyer në mënyrë të përsëritur atë dhe duke vënë në pikëpyetje objektivitetin e tij. Gjykatësi Kireyev e hodhi poshtë një kërkesë të prokurorisë për të arrestuar muajin e kaluar zonjën Timoshenko për sjellje të ngjashme.

50-vjeçarja Timoshenko akuzohet për abuzimin e pushtetit dhe tejkalimin e autoritetit të saj si kryeministre gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje të gazit natyror me Rusinë në vitin 2009. Prokurorët thonë se kjo ishte një marrëveshje e dëmshme për Ukrainën. Zonja Timoshenko i ka mohuar këto akuza.

XS
SM
MD
LG