Lidhje

Shqipëri: Parlamenti miraton kërkesën që t'i hiqet mandati deputetit socialist, Ilir Beqja

  • Armand Mero
  • Tiranë

Parlamenti

Parlamenti

Në Shqipëri parlamenti miratoi sot kërkesën e një grupi deputetësh demokratë për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja.

Gjatë seancës që i parapriu votimit pati debate të shumta. Demokratët këmbëngulën se deputeti socialist në shkelje të kushtetutës ka përfitur nga fondet publike ndërsa kishte marrë mandatin e deputetit, pasi një shoqëri në të cilën ai ka aksione ka fituar një tender në bashkinë e Durrësit.

Deputeti socialist por edhe kolegët e tij të së majtës u shprehën se nuk bëhet fjalë për një shkelje përsa kohë zoti Beqja nuk kishte bërë betimin e tij si deputet, pra nuk e ushtronte mandatin dhe as ka përfituar nga privilegjet e tjera që i njihen deputetëve.

Socialistët më pas kërkuan edhe që votimi të bëhej i fshehtë, por kjo kërkesë u hodh poshte nga kryetarja e parlamentit.

Me 70 vota pro dhe 67 kundër, kërkesa e deputetëve demokratë i shkon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të marrë vendimin përfundimtar

XS
SM
MD
LG