Lidhje

Mijëra vetë mblidhen për të kujtuar ditëlindjen e Josip Broz Titos

  • Zëri Amerikës

Mijëra njerëz u mblodhën tek varri i Josip Broz Titos në Beograd për të shënuar ditëlindjen zyrtare të ish-udhëheqësit jugosllav.

Vizitorët erdhën nga gjithë ish-Jugosllavia, disa me shalle të kuqe dhe të tjerë duke kënduar këngë të kohës komuniste për ta kujtuar. Ata i dorëzuan gjithashtu nipit të tij një stafetë tradicionale.

Tito kishte lindur në fillim të majit por ditëlindja e tij festohej si festë kombëtare më 25 maj. Ishte bërë traditë që të organizohej një vrapim stafetë në gjithë vendin dhe në fund i jepej atij stafeta gjate ceremonisë.

Tito ishte udhëheqësi i federatës jugosllave nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri kur vdiq në vitin 1980.

XS
SM
MD
LG