Lidhje

Ish-udhëheqësi republikan i Dhomës, Tom DiLei, shpallet fajtor


Ish-udhëheqësi republikan i Dhomës, Tom DiLei, shpallet fajtor
Ish-udhëheqësi republikan i Dhomës, Tom DiLei, shpallet fajtor

Ish-udhëheqësi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Tom DiLei, u gjet fajtor për pastrim parash. Një juri në Teksas debatoi për 19 orë para se të shpallte fajtor Dilein për pastrim parash dhe konspiracion për pastrim parash. Ish udhëheqësi republikan i Dhomës tha se dënimi i tij përbën shpërdorim të pushtetit dhe të drejtësisë. Avokati i tij tha se do ta apelojë vendimin. Dilei akuzohet për kalimin e 190 mijë dollarëve tek disa republikanë për legjislaturën e Teksasit në vitin 2002. Ai mund të dënohet me deri 99 vjet burgim për pastrim parash dhe deri në 20 vjet burgim për konspiracion.

XS
SM
MD
LG