Lidhje

Hungaria akuzohet për nënvlerësimin e rrezikut nga rrjedhja toksike


Hungaria akuzohet për nënvlerësimin e rrezikut nga rrjedhja toksike
Hungaria akuzohet për nënvlerësimin e rrezikut nga rrjedhja toksike

Aktivistë të mbrojtjes së mjedisit kanë akuzuar zyrtarët hungarezë për nënvlerësimin e situatës së krijuar nga vala e një rrjedhjeje toksike, e cila mendohet se ka shkaktura vdekjen e 5 personave dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve.

Zyrtarët e organizatës “Greenpeace” thanë sot se nivelet e arsenikut në këtë masë toksike që u derdh nga një depozitë alumini në Hungarinë perëndimore të hënën janë dy herë më të larta se ç’u gjetën në depozitën e aluminit. Ata thonë gjithashtu se nivelet e larta të metaleve të rënda mund të paraqesin rrezik të lartë për shëndetin.

Dyshimet e ngritura nga “Greenpace”, bien ndesh me ato që thanë akademia Hungareze e Shkencës dhe zyrtarë të lartë hungarezë, të cilët u shprehën se rreziku i derdhjes toksike në Danub, është i kufizuar.

Dje, Akademia e Shkencës analizoi mostra të marra nga derdhja toksike, dhe sipas tyre masa helmuese nuk përmban nivele dëmtuese të radioaktivitetit ose të metaleve të rënda.

Zyrtarë të qeverisë thonë se rreziku nga derdhja toksike është neutralizuar.

XS
SM
MD
LG