Lidhje

Maqedoni, Gjykata: Ivanovski ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete


Maqedoni, Gjykata: Ivanovski ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete
Maqedoni, Gjykata: Ivanovski ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete

Gjykata Adminstrative e Maqedonisë ka mbështetur sot vendimin e Komisionit për Verifikimin e Fakteve që dëshmon se anëtari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski ka bashkëpunuar në të kaluarën me shërbimet sekrete. Zoti Ivanovski, i cili ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese deri para pak ditësh, ishte ankuar vetë në Gjykatën Administrative duke pretenduar se dosja e tij ishte fabrikuar dhe se asnjëherë nuk kishte qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete por përkundrazi viktimë e tyre. Ai ka paralajmëruar se do të ankohet edhe në Gjykatën e Lartë dhe në qoftë se përsëri merr vlerësime të njëjta, atëherë do të ankohet para institucioneve ndërkombëtare dhe në Strasburg.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, Trendafil Ivanovski është personaliteti i parë publik të cilin Komisioni maqedonas i Lustrimit e nxjerr si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, gjë që bie ndesh me ligjin e vendit për të ushtruar një post publik.

Komisioni, ndërkaq, i ka hedhur poshtë si të pabaza kopjet e dosjeve që akuzonin drejtuesit e Bashkimit Demkoratik për Integrim si ish-bashkëpunëtorë dhe informatorë të shërbimit jugosllav, UDB-a.

XS
SM
MD
LG