Lidhje

Ekzekutohet Troj Dejvis, i shpallur fajtor për vrasjen e një polici

  • Zëri Amerikës

Demonstrators gather in front of the White House in Washington as they hold a vigil before the scheduled execution of death row inmate Troy Davis, September 21, 2011.

Demonstrators gather in front of the White House in Washington as they hold a vigil before the scheduled execution of death row inmate Troy Davis, September 21, 2011.

Mbrëmë u krye dënimi me vdekje i Troi Dejvisit, i cili u shpall fajtor për vrasjen e një polici në vitin 1989. Ekzekutimi me injeksion u krye mbrëmë në shtetin e Xhorxhas, pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e hodhi poshtë një apelim të minutës së fundit për shtyrjen e ekzekutimit.

Ndërsa kryhej ekzekutimi me vdekje në orën 11 të mbrëmjes, qindra demonstrues ishin mbledhur jashtë ndërtesës, për të shprehur bindjen e tyre se Troi Davis ishte i pafajshëm. Në fjalën e tij të fundit para vdekjes, Dejvis i deklaroi familjes së policit të vrarë Mark Mekfeil, se ai “nuk e kishte vrarë djalin, burrin dhe vëllain e tyre” dhe se ai “nuk kishte patur armë”.

Kjo çështje ka tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë vendit, për faktin se nuk pati fakte fizike që e lidhnin Dejvisin me krimin dhe 7 nga 9 personat që dëshmuan kundër tij, më pas e mohuan, ose e tërhoqën dëshminë. BE shprehu “keqardhje të thellë për ekzekutimin” dhe Organizata “Amnesty International” e cilësoi atë një dështim katastrofik të sistemit amerikan të drejtësisë. Po ashtu, gjatë ditëve të fundit mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës kanë zhvilluar demonstrata në mbështetje të Troi Dejvisit.

XS
SM
MD
LG