Lidhje

Sekretari Gejts rikonfirmoi afatin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku

  • Zëri Amerikës

Sekretari Gejts rikonfirmoi afatin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku

Sekretari Gejts rikonfirmoi afatin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts rikonfirmoi afatin e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku deri në fund të vitit të ardhshëm, pavarësisht nga kërkesa e një oficeri të lartë irakian që ato të qëndrojnë më gjatë.

Sekretari Gejts u tha dje gazetarëve se qeveria amerikane dhe ajo irakiane kanë një marrëveshje për afatin e tërheqjes amerikane. Ai tha se nëse një qeveri e re irakiane formohet dhe do që të zgjasë afatin e pranisë së trupave amerikane, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta bëjnë një diskutim të tillë, por nisma duhet të ndërmerret nga irakianët.

Oficeri më i lartë irakian, Lejtnant Babakir Zebari thotë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i lënë trupat në Irak deri në vitin 2020.

Zebari tha në një konferencë për mbrojtjen në Bagdad se do të duhen edhe 10 vjet që ushtria e Irakut të mund të garantojë sigurinë në vend.

XS
SM
MD
LG