Lidhje

Tunizi: Përsëri trazira me protesta kundër qeverisë së unitetit


Tunizi: Përsëri trazira me protesta kundër qeverisë së unitetit
Tunizi: Përsëri trazira me protesta kundër qeverisë së unitetit

Mijëra tunizianë, përfshirë edhe policë, marshuan sot përsëri në qendër të Tunizit, për të protesuar kundër qeverisë së përkohëshme, ndërsa kryeministri premtoi zhvillimin e zgjedhjeve të para demokratike të vendit që nga pavarësia nga Franca në vitin 1956.

Qeveria e përkohëshme e Tunizisë zhvilloi dje mbledhjen e parë të kabinetit pas largimit të Presidentit Ben Ali javën e kaluar. Protestuesit kishin dalë sot në ditën e dytë të zisë kombëtare për viktimat e trazirave, që çua në dorëheqjen e presidentit Ziner Ben Ali.

Të paktën 78 persona u vranë gjatë trazirave, por zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se numri i viktimave mund të jetë 100 vetë. Demonstratat në Tunizi filluan në dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të papunësisë së lartë dhe çmimit të lartë të ushqimeve. E veçanta e demonstratës së sotme ishte se me protestuesit u bashkuan në shenjë solidariteti edhe pjesëtarë të forcës policore.

XS
SM
MD
LG