Lidhje

Li Na, e para kineze që fiton Turin e Francës për tenis

  • Zëri Amerikës

Li Na, e para kineze që fiton Turin e Francës për tenis

Li Na, e para kineze që fiton Turin e Francës për tenis

Finalja e Turit të Francës në tenis për femra përfudoi dje në Paris me një fitore historike. Li Na mundi rivalen Françeska Skiavone duke u bërë e para kineze, dhe faktikisht e para aziatike që fiton titullin e kampiones në një nga turnetë kryesore të tenisit në botë.

Li mundi italianen Skiavone 6-4 dhe 7-6 në dy setet e ndeshjes. Të dyja rivalet janë 29 vjeçe, që konsiderohet moshë e madhe në botën e tenisit.

Italiania Skiavone fitoi Turin e Francës vjet dhe u rikthye në pistë për të mbrojtur titullin e saj. Ajo vetë hyri vjet në histori duke u bërë italiania e parë që fitonte titullin e kampiones në një turne të rëndësishëm tenisi.

Ndërkaq, kinezja Li me fitoren e djeshme do të renditet tani e katërta në botën e tenisit. Pritet që fitorja e saj të nxisë interes të madh për këtë sport në atdheun e saj, Kinë.

XS
SM
MD
LG