Lidhje

Uashingtoni i kërkon Ankarasë të lejojë kalimin e pajisjeve joluftarake që tërhiqen nga Iraku


Uashingtoni i kërkon Ankarasë të lejojë kalimin e pajisjeve joluftarake që tërhiqen nga Iraku
Uashingtoni i kërkon Ankarasë të lejojë kalimin e pajisjeve joluftarake që tërhiqen nga Iraku

Zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane thanë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Turqisë që të lejojë pajisjet joluftarake që po tërhiqen nga Iraku, përmes territorit të Turqisë. Shefi i Shtabit amerikan, Mike Mullen, duke folur sot në Ankara, theksoi se nuk ka plane për të transportuar armë përmes Turqisë.

Gazeta turke “Harriet deily news” citoi zëdhënësin e ministrit të jashtëm turk që të ketë thënë se Ankaraja është pranë aprovimit të kërkesës amerikane. Turqia, anëtare e NATO-s, refuzoi që të lejonte SHBA për të përdorur territorin turk për ndërhyrjen ushtarake në Irak në vitin 2003.

Admirali Mullen gjithashtu i bëri thirrje Turqisë të ndihmojnë Kombet e Bashkuara për të forcuar sanksionet ndaj Iranit, me qëllim pengimin e përpjekjeve të Teheranit për të prodhuar armë bërthamore.

Turqia votoi kundër sanksioneve të reja të OKB në qershor. Në maj, Turqia dhe Brazili njoftuan një plan sipas të cilit të dy vendet të transportonin një pjesë të sasisë së uraniumit të pasuruar në nivel të ulët në shkëmbim të karburantit bërthamor të cilësisë së lartë.

XS
SM
MD
LG