Lidhje

Uashingtoni parashikon tërheqjen e trupave nga Iraku nëpërmjet Turqisë

  • Dorian Xhons

Uashingtoni parashikon tërheqjen e trupave nga Iraku nëpërmjet Turqisë

Uashingtoni parashikon tërheqjen e trupave nga Iraku nëpërmjet Turqisë

Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, admirali Majkëll Mullen, ndohet për vizitë në Turqi. Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me këtë aleate të NATO-s janë tensionuar pasi Ankaraja votoi kundër sanksioneve të reja të Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, si dhe për shkak të rrijets së tensionit mes Turqisë dhe Izraelit, dy nga aleatët kryesorë të Uashtingtonit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Xhons nga informon nga Stambolli se

Admirali Mullen po viziton Turqinë për t’u takuar me homologun e tij të sapoemëruar , gjeneralin Isik Kosaner. Por kjo vizitë bëhet në një kohë kritike për forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara. Turqia, shtet kufitar me Irakun, shihet si një vend i rëndësishëm për tërheqjen amerikane sëandejmi.

Gjatë vizitës së tij, Admirali Mullen u takua me ministrin turk të mbrojtjes, Vecdi Gonul. Ai tha në një konferencë shtypi se parashikon që Turqia të shërbejë si rrugë kalimi për trasportimin e elementeve jo-ushtareka dhe materialeve teknike.

“Sipas parashikimeve t
ë mia, në se ato rezultojnë siç janë planifikuar, gjatë rreth një viti, ne do të kemi tërhequr trupa dhe pajisje të tjera nëpërmjet teritorit të Turqisë, por jo arsenale luftarake dhe trupa”.

Përdorimi i teritorit të Turqisë nga forcat e Shteteve të Bashkuara është një çështje delikate. Refuzimi i Turqisë për të lejuar trupat amerikane të hyhin në Irak nga teritori i saj në vitin 2003, shënoi një pikë të ulët në marrëdhëniet bilaterale.

Vizita e admiralit Mullen vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar përsëri për shkak të votimit të Ankarasë kundër kundër sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit lidhur me programin e tij kundërthënës bërthamor. Por admirali Mullen tha haptas se roli i Turqisë do të ishte shumë i rëndërishëm nëse ajo do të zbatonte sanksionet kundër fqinjit të saj.

"Zbatimi i sanksioneve do të ishte shumë i rëndësishëm dhe Turqia po e bën këtë. Ky do të vazhdojë të jetë një kontribut kritik në përpjekjet tona këtej e tutje”.

Turqia është një vend me rëndësi kritike edhe për operacionet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan. Disa nga aleatët e NATO-s e kanë kritikuar Ankaranë pasi nuk i ka lejuar forcat e saj të merren me talebanët. Por admirali Mullen tha se Turqia vazhdon të luajë një rol jetësor, veçanërisht në stërvitjen e trupave të qeverisë afgane. Admirali amerikan i bëri thirrje Turqisë për më shumë ndihmë.

"Në veçanti, instruktorët turq që kanë stërvitur policinë afgane, kanë bërë një punë të mrekullueshme dhe pa asnjë dyshim, çfado ndihme që të japë Turqia për të plotësuar mungesat për sa i përket stërvitjes, do të jetë patjetër një ndihmë e madhe”.

Analistët thotë se vizita e admiralit Mullen në Turqi nuk ka të ngjarë të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, por ajo sinjalizon rëndësinë e bashkëpunimit mes të dy vendeve.

XS
SM
MD
LG