Lidhje

Turqia, thirrje parlamentit francez të anulojë ligjin për vrasjen e armenëve


Turqia, thirrje parlamentit francez të anulojë ligjin për vrasjen e armenëve
Turqia, thirrje parlamentit francez të anulojë ligjin për vrasjen e armenëve

Turqia u ka kërkuar ligjëvënësve francezë që të hedhin poshtë një legjislacion që e bën të paligjshme mohimin si gjenocid të vrasjeve masive të armenëve gjatë periudhës Otomane të Turqisë pothuajse një shekull më parë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu u bëri thirrje të gjithë senatorëve francezë sot që të mendojnë përtej interesave të tyre politikë.

Ai tha se miratimi i projekrezolutës mund të krijonte një njollë të zezë në historinë intelektuale të Francës, duke theksuar se Turqia do t’ua kujtojë gjithmonë francezëve këtë njollë.

Senati francez ka në planë të debatojë legjislacionin javën që vjen. Dhoma e ulët e parlamentit francez e miratoi projektrezolutën muajin e kaluar.

Në fillim të javës, presidenti francez Nicolas Sarkozy i shkroi një letër kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan, ku i thoshte se legjislacioni nuk synonte një vend të veçantë.

Në bazë të legjislacionit, kushdo që mohon vrasjet masive të armenëve nga forcat otomane të cilësuar si gjenocid përballet me gjobë afro 60 mijë dollarë dhe deri një vit burg.

XS
SM
MD
LG