Lidhje

Vdiq Tomë Bojaj, pronari i Televizionit të pavarur në gjuhën shqipe në Mal të Zi


Vdiq Tomë Bojaj, pronari i Televizionit të pavarur në gjuhën shqipe në Mal të Zi
Vdiq Tomë Bojaj, pronari i Televizionit të pavarur në gjuhën shqipe në Mal të Zi

Pas nje semundjeje te pasherueshme vdiq dje Tomë Bojaj, pronari i Televizionit te pavarur ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi, TV Boin.

Tomë Bojaj lindi në prill të vitit 1967 në Tuz të Malësisë dhe që nga rinia e hershme shfaqi interesim për punën në media, fillimisht si kameraman e më pas duke u angazhuar si gazetar-redaktor dhe producent. Zoti Bojaj themeloi në fillim të viteve '90 studion e pavarur “Boin”, në kuadër të së cilës në nëntor te vitit 2001 nisi punen TV Boin-i televizioni i parë dhe i vetëm me program tërësisht në gjuhën shqipe në Mal të Zi, të cilin e drejtoi deri në ditët e fundit të jetës. Ky medium luajti nje rol tepër të rëndësishëm në informimin e shqiptarëve, e sidomos në zhvillimin e metejshem te informimit ne gjuhën e pakicave në Mal të Zi.

Prodhimtaria e TV Boin përfshin një spektër të gjerë zhanresh duke filluar nga programi kulturor, artistik, edukativo-arsimor, politik e deri tek ai argëtues dhe muzikor. TV Boin shtrin transmetimet e tij në hapësirën e Malësisë, përfshirë Tuzin, në Ulqin, si dhe një pjesë të mirë të Shqipërisë së Veriut.

Zoti Bojaj do të varroset të martën në vendlindjen e tij në Tuz të Malësisë.

XS
SM
MD
LG