Lidhje

BE nënshkruan marrëveshjen e asociimit me Ukrainën

  • Zëri Amerikës

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen e asociimit, duke e çuar Kjevin një hap më pranë anëtarësimit në BE.

Zyrtarët evropianë i janë referuar marrëveshjes së sotme, si një masë teknike e ngjashme me korrigjimin e një dokumenti të gjatë që është produkt i negociatave pesëvjeçare.

Marrëveshja duhet të përkthehet në më shumë se 20 gjuhë të vendeve të BE-së dhe duhet të miratohet nga të gjithë anëtarët para marrjes së vendimeve të mëtejshme. Ky proces pritet të zgjasë rreth një muaj.

Marrëveshja për anëtarësim nuk do të nënshkruhet para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Ukrainë në nëntor të këtij viti.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë se nuk do ta nënshkruajnë këtë dokument, nëse Ukraina nuk bën përparime në vlerat thelbësore të BE-së ,përfshirë vendosjen e një sistemi të pavarur gjyqësor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta dhe reformat kushtetuese.

XS
SM
MD
LG