Lidhje

Ukraina duhet të negociojë marrëveshje të re gazi me Rusinë

  • Zëri Amerikës

Ukraina duhet të negociojë marrëveshje të re gazi me Rusinë

Ukrania thotë se duhet të arrijë marrëveshje lidhur me çmimin që ajo i paguan Rusisë për gazin natyror, për shkak të planeve për shpërbërjen e kompanisë së saj të energjisë, duke anuluar kontratat e mëparshme.

Kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov tha sot se kompania Naftogaz, e cila nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me kompaninë ruse Gazprom në vitin 2009, do të ristrukturohet në disa kompani të ndryshme, duke detyruar rishikimin e marrëveshjes së vjetër.

Në një fjalim që mbajti dje, zoti Azarov tha se qeveria e tij do të bëjë përpjekje jetër për arritjen e një marrëveshjeje afat-gjatë me Rusinë. Ai tha se në se marrëveshja nuk arrihet, përgjegjësia bie tek udhëheqësit, të cilët refuzuan të dëgjojnë argumentet e Kievit.

XS
SM
MD
LG