Lidhje

Julia Timoshenko ndërpret grevën e urisë


Ish-kryeministrja e burgosur ukrainase Julia Timoshenko ndërpreu grevën trejavëshe të urisë pasi u zhvendos nga burgu në një spital.

Një mjek gjerman që po kuron zonjën Timoshenko tha sot se ajo e ndërpreu grevën dhe se ekspertët mjekësorë po e ndihmojnë atë që t'i rikthehet një rutine të zakonshme ngrënieje.

Policia ukrainase e shoqëroi zonjën Timoshenko sot në një spital në qytetin lindor Kharkiv për trajtimin e dhumbjes kronikës së shpinës.

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç po përballet me kritika në rritje për dënimin e saj dhe për refuzimin e Ukrainës që ajo të shkojë në Gjermani për kurim.

Gjermania ka qenë në krye të kritikave evropiane për rastin e saj.

XS
SM
MD
LG