Lidhje

Ukrainë: Presidenti Viktor Janukoviç forcon pushtetin, duke shtuar kompetencat


Gjykata Kushtetuese e Ukrainës transferoi një numër kompetencash nga parlamenti tek presidenca, duke forcuar kontrollin e presidentit Viktor Janukoviç. Gjykata zhvlerësoi sot një ligj të vitit 2004, i cili shtonte kompetencat e parlamentit të vendit.

Gjykata deklaroi se qeveria kishte shkelur procedurat kushtetuese në procesin e zbatimit të amendamenteve. Ndryshimet e vitit 2004 i jepnin ligjvënësve kompetencat për të emëruar kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë. Tani kjo kompetencë i kalon presidentit.

Udhëheqësja e opozitës, Julia Timoshenko tha se e premtja do të mbetet në histori si dita e shkatërrimit të demokracisë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG