Lidhje

OKB, thirrje Iranit t'i japë fund zhurmimeve

  • Zëri Amerikës

OKB, thirrje Iranit t'i japë fund zhurmimeve

OKB, thirrje Iranit t'i japë fund zhurmimeve

Agjencia kryesore e telekomunikacioneve e Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje Iranit t'i japë fund zhurmimit të transmetimeve ndërkombëtare me satelit. Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve tha sot se është e ndaluar ndërhyrja në sinjalet e huaja të satelitit. Agjencia nuk fajësoi qeverinë iraniane, por la të kuptohet se burimi i zhurmimit vinte nga Irani. Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomuniacioneve e bëri deklaratët pasi mori ankesa nga Franca, në emër të kompanisë satelitore Eutelsat, e cila tha se Irani kishte bllokuar transmetimet në persisht të Zërit të Amerikës dhe BBC-së pas qershorit të vitit të kaluar, kur zgjedhjet presidenciale të debatueshme në Iran u pasuan nga protesta anti-qeveritare. Zhurmimin e satelitit nga Irani e dënoi edhe Bashkimi Evropian. Agjencia e OKB-së nuk ka një mekanizëm të vetin për ta detyruar Iranin t'i japë fund zhurmimit të satelitit.

XS
SM
MD
LG