Lidhje

Hyseni: Dhjetra vende kanë premtuar se do ta njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës


Hyseni: Dhjetra vende kanë premtuar se do ta njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës
Hyseni: Dhjetra vende kanë premtuar se do ta njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, thotë se disa dhjetra vende kanë premtuar se do ta njohin sëshpejti pavarësinë e Kosovës.

Zoti Hyseni nuk përmendi me emër këto vende kur foli me gazetarët dje në Kombet e Bashkuara, pasi tha se nuk donte t’i jepte shansin Serbisë të bënte fushatë që ato të mos e njohin Kosovën.

Zyrtarët e Kosovës kanë thënë se sa më shumë vende që ta njohin atë, aq më të mira janë shanset që Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi javën e kaluar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 nuk përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Gjithashtu dje, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, u takua në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për të diskutuar rreth projekt rezolutës për Kosovën.

Të mërkurën, Beogradi paraqiti një rezolutë të re në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku i kërkon organizatës ndërkombëtare të nxisë të dyja palët të gjejnë zgjidhje reciprokisht të pranueshme për mosmarrëveshjet që kanë për Kosovën.

Zoti Ban tha se po u bën thirrje thirrje të gjitha palëve të mbështesin dialogun konstruktiv për shmangur provokimet.

Serbia ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe do të përpiqet me të gjitha mjetet ligjore dhe paqësore për ta marrë sërish atë.

XS
SM
MD
LG