Lidhje

OKB: Dhunimi, armë gjithnjë e më e përdorëshme e luftës

  • Selah Henesi

OKB: Dhunimi, armë gjithnjë e më e përdorëshme e luftës

OKB: Dhunimi, armë gjithnjë e më e përdorëshme e luftës

Kombet e Bashkuara i kanë vënë gratë në thelb të Raportit 2010 për Gjendjen e Grave nëpër Botë, në të cilin thuhet se dhunimi i grave po përdoret gjithnjë e më tepër si armë lufte. Raporti i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e grave përkon me 10 vjetorin e Rezolutës 1325 të OKB-së, qëllimi i të cilës është t’i bëjë gratë forcë me rëndësi për vendosjen e paqes në raste konfliktesh.

Shefja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullatën, Xhemilah Mahmud, thotë se kur gratë diskriminohen ato mbeten në pambrojtura në raste konfliktesh dhe më pak të afta për të ndihmuar në rimëkëmbëjen e vendit.

"Kur gratë gëzojnë të drejta dhe mundësi, ato janë më aktive për t’iu përgjegjur katastrofave dhe konflikteve. Investimi në sektorët e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe zhvillimit social do t’i bënin njerëzit më aktivë në kohë tepër të vështira”.

Raporti i Kombeve të Bashkuara përmend vende, ku gratë janë në pozita të mira për të ndihmuar në shërimin e plagëve të konflikteve në vendet e tyre, mes tyre Bosnje - Hercegovina, Haiti, Iraku, Jordania, Liberia, Teritoret e Pushtuara Palestineze , Timor-Leste dhe Uganda. Rezoluta 1325 kërkon pjesëmarrje dhe angazhim të barabartë të grave në përpjekjet për ndërtimin e paqes.

Menaxheri i Programit të Armëve të Vogla të Rrjetit Ndërkombëtar të Veprimit, Nounou Buto Miti, thotë se Rezoluta 1325 nuk mund të sjellë ndryshime nëqoftëse nuk zbatohet si duhet.

"Gjatë 10 vjetëve të fundit, duket qartë se as gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk kanë një plan kombëtar veprimi për të zbatuar Rezolutën 1325. Për mendimin tim, zbatimi i saj në terren ka qënë tepër i dobët."

Në gusht, më shumë se 200 gra u dhunuan gjatë një periudhe katër ditëshe nga anëtarë të tri grupeve të milicisë në pjesën lindore të Kongos. Dy muaj më vonë, u njoftua se trupat kongoloze të mbështetura nga Kombet e Bashkuara ndërmorrën akte të tjera dhunimi në të njejtën zonë. Buto Miti thotë se Rezoluta 1325 duhet të shfrytëzohet për t’u dhënë fund mizorive kundër grave në vendet e tyre..

Kreu i forcës së Kombeve të Bashkuara në Kongo tha javën e kaluar se mbi 15 mijë raste dhunimesh ndodhën në vend gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG