Lidhje

Gajtner: Ritmet e papunësisë në SHBA do të vazhdojnë të jenë të larta


Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Gajtner thotë se ritmet e papunësisë në vend do të vazhdojnë të jenë tepër të larta për një kohë të gjatë.

Sot zoti Gajtner tha në një intervistë televizive se bizneset do të fillojnë të hapin vende të reja pune, por se do të duhet kohë për të zhbërë dëmin e shkaktuar nga recesioni.

Ekonomia amerikane humbi mbi 8 milionë vende pune gjatë recesionit. Ritmet e papunësisë janë aktualisht në 9.7 për qind.

Qeveria do të publikojë nesër një raport të ri për papunësinë. Ekonomistët thonë në komentet për shtyp se të dhënat do të tregojnë një shtim neto të vendeve të punës vetëm për të dytën herë që kur filloi recesioni. Një raport tjetër qeveritar i publikuar sot mbështet parashikimet e zotit Gajtner.

Departamenti i Punës tregon se numri i amerikanëve që aplikojnë për kompensimet e papunësisë ra pak gjatë javës së kaluar.

XS
SM
MD
LG