Lidhje

SHBA ndërpret fondet për UNESCO, pas antarësimit të palestinezëve


SHBA ndërpret fondet për UNESCO, pas antarësimit të palestinezëve
SHBA ndërpret fondet për UNESCO, pas antarësimit të palestinezëve

Shtetet e Bashkuara thonë se do t’i presin ndihmat financiare ndaj UNESCO-s pas votimit sot për anëtarësim me të drejta të plota të palestinezëve në Agjencinë Kulturore të Kombeve të Bashkuara. Departamenti amerikan i Shtetit tha se Washingtoni nuk do ta bëjë pagesën prej 60 milionë dollarësh për muajin nëntor ndaj UNESCO-s, për shkak të ligjit amerikan që e ndalon Uashingtonin të financojë çdo organizatë të lidhur me OKB-në që anëtarëson palestinezët. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara janë burimi më i madh i fondeve për UNESCO-n, duke kontribuar 22 përqind të buxhetit të tanishëm të agjencisë.

Një muaj pas aplikimit për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara, presidenti palestinez Mahmoud Abbas arriti një fitore të vogël, anëtarësim të plotë në një agjenci të OKB-së, Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën me qendër në Paris që njihet shkurtimisht si UNESCO.

Delegatët miratuan anëtarësimin e Palestinës në UNESCO me 107 vota pro dhe 14 kundër. 52 shtete abstenuan; Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara votuan kundër. Vendet arabe dhanë ndihmën kryesore për votimin, pas një apelimi tek anëtarët e UNESCO-s nga ministri i jashtëm i Palestinës Riyad al-Maliki. Franca dhe Rusia po ashtu votuan në favor.

Zoti Al Maliki tha se votimi për Palestinën është votim për të drejtën, për drejtësinë dhe për të ardhmen. Por Washingtoni njoftoi më pas se do të bllokonte një pagesë për UNESCO-n të caktuar për këtë muaj, megjithëse tha se do të mbetet pjestare e agjencisë.

Ambasadori amerikan në UNESCO David Killion tha se anëtarësimi palestinez në agjenci do të komplikojë mbështetjen amerikane për UNESCO-n.

“E vetmja rrugë drejt shtetit palestinez që ne kërkojmë është përmes negociatave të drejtpërdrejta. Nuk ka rrugë të tjera dhe besojmë se përpjekjet si kjo e sotmja janë antiproduktive.”

Por analisti për Lindjen e Mesme Nadim Shehadi me insitutin londinez të politikave Chatham House thotë se në vend që të pengojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme, vota e UNESCO-s dhe një përpjekje më e madhe palestineze për njohje të plotë në Kombet e Bashkuara mund t’i japë shtytje procesit.

“Kërkesa për anëtarësim mund të ndryshojë rrethanat në procesin e paqes. Për të nxjerrë procesin nga ngecja mbi çështjet e statusit përfundimtar dhe përfundimisht ecja përpara.”

Zoti Shehadi thotë se revoltat e Pranverës Arabe në rajon po ashtu do të nxisin edhe më tej prirjen .

“Unë kuptoj se popullata arabe kërkon të ecë përpara. Se konflikti palestinezo-izraelit ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë.”

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm këtë muaj lidhur me kërkesën palestineze për anëtarësim.

XS
SM
MD
LG