Lidhje

Uidhërs: Shqiptarët të mbrojnë demokracinë

  • Armand Mero

Uidhërs: Shqiptarët të mbrojnë demokracinë

Uidhërs: Shqiptarët të mbrojnë demokracinë

Ambasadori amerikan në Shqipëri John Uidhërs ndërsa përsëriti shqetësimet e thella për ligjin për shërbimet sekrete i cili ju paraqit sërish parlamentit muajin e kaluar, deklaroi se autoritet e Tiranës para anëtarësimit në NATO ishin zotuar se nuk do të ndërmerrnin asnj ndryshim në këtë institucion në tre vitet që do pasonin anëtarësimin. Ambasadori përfundon misionin e tij në Shqipëri i bëri këto komente gjatë një interviste në emisionin Top Story në Top Chanel. Ai foli për Gërdecin dhe hetimet për këtë ngjarje duke deklaruar se ajo do të jetë nje histori e pambyllur përsa kohë gjykimi është penguar nga dispozita arkaike si ato të imunitetit, ndërsa shprehur shqetësim për pavarësine e sistemit gjyqësor, ndaj të cilit tha ai politika shqiptare është përpjekur të ushtrojë presion për ta ndikuar atë

Në mbyllje të misionit të tij diplomatik tre vjecar, ambasadori amerikan në Tiranë John Uidhërs preferon t’i drejtohet shqiptarëve me një këshillë: Të mbrojnë demokracinë. Në një intervistë të gjatë ne emisionin Top Story (të gazetarit Sokol Balla) ambsadori Uidhërsa deklaroi se “në dy vitet e fundit ka patur probleme qe jane shfaqur te cilat une i kam diskutuar hapur e sinqerisht me ju dhe popullin shqiptar. Ka patur shqetesime me pavarësinë e institucioneve demokratike, vecanërisht me gjykatat, shqetësime mbi drafte të caktuara ligjore, vecanërisht ligji i pastrimit të figurave dhe së fundi projektligji për Shërbimin informativ”, u shpreh ambasadori amerikan.

Cështja e ligjit për shërbimet sekrete ka qenë një nga ato probleme për të cilat ambasadori Uidhërs ka qenë i drejtpërdrejtë dhe më i hapur se asnjëherë tjetër. I tillë ai ishte dhe mbrëmë ndërsa rrëfeu një fakt të panjohur më parë. “Ndërsa Shqipëria përpiqej të përmbushte kërkesat për hyrje në NATO, institucionet si SHISH ishin temë e një vëmendje të madhe por edhe një pune të madhe për t’i sjellë ato në standartin që NATO kërkon për cdo anëtar që është pjesë e kësaj organizate.

Shqipëria ndërmorri një angazhim që institucione të tilla si shërbimi informativ dhe institucione të tjera të ngjashme që përmbushën këto standarte nuk mund të ndryshoheshin brenda tre vjetëve nga anëtarësimi dhe nëse do të kishte ndryshime të tilla, ato mund të vinin në lëvizje një proces rivlerësimi nga ana e NATOs, pra nëse ato plotësojnë këto standarte të larta të kërkuara”.

Ambasadori amerikan tregoi se “Shtetet e Bashkuara ishin thellësisht të shqetësuara për cdo draft apo cdo lëvizje apo ndryshim strukturash apo personeli që do të dobësonte apo do të mund të minonte profesionalizmin e e institucionit, autonominë e institucionit apo te mund te politizonte institucionin në një menyre te tillë, sa do te demtonte karakterin e tij themelor demokratik dhe aftesine e institucionit per te vepruar ne nje kontekst demokratik’’. Shqetësimi tjetër, theksoi më tej ambasadori Uidhërs lidhet me “implikimet e mundshme të këtij ligji, për statusin dhe pozicionin e Shqipërisë në aleancën e NATOs”. Dhe për të shpjeguar edhe më mirë përse-në e kmbënguljes kundër projektit të paraqitur nga qeveria shqiptare ai shtoi se “ne nuk duam që pas një procesi kaq të gjatë, angazhimi të përkushtuar e të qëndrueshëm të Shqipërisë ndaj procesit të anëtarësimit , ajo të ndërmerrte ndonjë veprim që do të komplikonte funksionimin e saj të vazhdueshëm në këtë organizatë”.

Drejtësia dhe pavarësia e institucioneve të saj ka qenë një temë e trajtuar shpesh nga ambasadori amerikan i cili mbrëmë tha se largohej “ i shqetësuar me gjendjen e pavarësisë së gjyqësorit” dhe se gjatë këtyre tre viteve kishte parë “një cikël të vazhdueshëm debati mbështetur në përpjekje të një lloji apo një tjetri nga pushtete politike, për të ndikuar gjykatat përmes trysnisë politike” duke ju referuar rastit të vitit të kaluar “kur parlamenti në mënyrë jo të përgjegjshme - tha ai - refuzoi të gjitha kandidatët për gjykatën e lartë, pavarësisht se kjo përzgjedhje përfshinte disa nga gjyqtarët më kompetentë që Shqipëria ka patur ndonjëherë”.

Për mënyrën se i po veprohet me kanidaturat e tanishme për në Gjykatën e lartë dhe atë kushtetuese ambasadori Uidhërs tha se “tani ndodhemi në një situatë në parlament në të cilën nga njëra anë shumica përdor argumenta ligjor të dyshimtë për të refuzuar kandidaturat e propozuara, ndërsa opozita ka refuzuar të marrë pjesë në një nga momentet më të rëndësishme legjislative të viteve të fundit. Duket sikur secila nga palët për arsyet e saj të vecanta, preferon të bëjë politikë me këto emërime të rëndësishme gjyqësore, në vend që të marrin cdo veprim të mundshëm për të siguruar që kandidatët më të mirë të marrin këto pozicione, që gjykata të forcohen në vend që të dobësohen dhe që retorika e lirë politike të mos përdoret për të dëmtuar këto gjyqtarë”.

Dhe duke mbetur te tema e Drejtësisë, i pyetur për ngjarjen e Gërdecit, shpërthimit të dy vite më parë në një depo municionesh ku mbetën të vrarë 26 persona e afër 300 të tjerë u plagosën, ambasadoi amerikan tha se ishte i shqetësuar për atë cfarë nuk ka ndodhur duke shtuar se shqiptarët duhet të shtrojnë dy pyetje “A është vënë drejtësia në vend me këtë cështje?” dhe “A po vihet drejtësia në vend?” Për ambasadorin amerikan cështja e Gërdecit do të jetë e pa mbyllur përsa kohë “po përdoren dispozita arkaike të imunitetit që pengojnë një hetim dhe një kërkim për të vendosur një drejtësi të plotë në emër të atyre qytetarëve që vuajtën”, u shpreh ambasadori amerikan me një referim të qartë ndaj ish ministrit të mbrojtjes së asaj kohe Fatmir Mediu i cili mbeti jashtë gjykimit për shkak të imunitetit të tij parlamentar. “Nuk po e drejtoj gishtin ndaj askujt, por që të pengosh aftësinë e njerëzve për të ndjekur një hetim të plotë në një gjykim publik nuk më duket mënyra e duhur për të vënë drejtësi dhe për aq kohë sa të vendoset kjo drejtësi, është një lloj sikur ato plagë të marrë në Gërdec do të vazhdojnë të kullojnë gjak”, tha ambasadori amerikan.

Lidhur me debatin e gjatë politik për hetimin e zgjedhjeve të qershorit 2009, ambasadori Uidhërs foli për “një krizë politike të vazhdueshme mes opozitës dhe shumicës. Një përplasje që në këndvështrimin tim ka dëmtuar të mirën e vendit dhe mendoj se është me rëndësi absolute të gjendet një mënyrë për zgjidhjen e kësaj dileme dhe që vendi të jetë në gjendje që të rivendosë e të rikthehet duke I kushtuar vëmendje të gjithë cështjeve që janë me rëndësi për të ardhmen”.

Ambasadori Xhon Uidhërs ka qenë mjaft aktiv gjatë tre viteve të tij. Ai tha se mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë e udhëheqësve të saj ka një marrëdhënie të shkëlqyer, ndërsa vuri në dukje angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe pranin e saj në Irak e Afganistan.

XS
SM
MD
LG