Lidhje

Stajnberg: Bosnja-Hercegovina duhet të miratojë reforma më të thella politike

  • Zëri Amerikës

Stajnberg: Bosnja-Hercegovina duhet të miratojë reforma më të thella politike

Stajnberg: Bosnja-Hercegovina duhet të miratojë reforma më të thella politike

Një diplomat i lartë amerikan thotë se Bosnja-Hercegovina duhet të miratojë reforma më të thella politike, nëse synon të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Nato.

Zëvendës Sekretari i Shtetit James Stajnberg i bëri komentet në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, pasi u kthye nga një takim ndërmjet përfaqësuesve të BE-së dhe Ballkanit në Sarajevë. Ai tha se Bosnja rrezikon të mbetet prapa nëse vazhdon situata e bllokuar politike ndërmjet fraksioneve etnike rivale.

Kjo situatë politike filloi që pas marrëveshjes së Dejtonit që i dha fund konfliktit të Bosnje-Hercegovinës në vitin 1995. Marrëveshja e ndau Bosnjes në Republikën Serbe dhe në Federatën Myslimano-Kroate, të drejtuara nga institucione të përbashkëta.

Megjithatë, analistët thonë se ndarja e kompetencave nuk është e qartë, gjë që është bërë pengesë për përmbushjen e standarteve perëndimore për reforma kushtetuese dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes entiteteve.

XS
SM
MD
LG