Lidhje

Napolitano: Paketat me lëndë plasëse kishin shenja dalluese të al-Kaidës

  • Zëri Amerikës

Napolitano: Paketat me lëndë plasëse kishin shenja dalluese të al-Kaidës

Napolitano: Paketat me lëndë plasëse kishin shenja dalluese të al-Kaidës

Sekretarja amerikane e Sigurimit Kombëtar Xhanet Napolitano thotë se 2 paketa me lëndë plasëse të dërguara nga Jemeni për në Shtetet e Bashkuara kanë shenjat dalluese të al-Kaidës, dhe në mënyrë më specifike të degës së saj në Jemen.

Sekretarja Napolitano tha për median se hetimet vazhdojnë dhe se paketat do të analizohen për të arritur në përfundime më të sakta.

Por ajo shtoi se paketat duket se përmbajnë materialin plasës kimik, penta-ritrinol trinitrat, një substancë e përdorur në komplotin për sulm në një avion amerikan vjet. Komploti konsiderohet si vepër e degës së al-Kaidës në Jemen.

Autoritetet amerikane, jemenase dhe britanike po kërkojnë për personat që dërguan paketat, që ishin nisur në adresë të objekteve fetare hebraike në Çikago. Paketat u zbuluan në avionë në Britani dhe Dubai. Presidenti Obama i ka cilësuar paketat si “kërcënim të besueshëm terrorist”.

Sot në Londër Sekretarja e Brendshme Britanike Theresa May tha se paketa e kapur Britani ishte aktive, pra mund të kishte shpërthyer. Ajo tha se paketa mund ta kishte rrëzuar avionin nëse do të kishte shpërthyer.

XS
SM
MD
LG