Lidhje

Në San Francisko mbi 50% e taksive janë hibride ose elektrike


Në San Francisko mbi 50% e taksive janë hibride ose elektrike
Në San Francisko mbi 50% e taksive janë hibride ose elektrike

Qyteti i San Franciskos në Kaliforni është duke inkurajuar transportin e gjelbër. Përdorimi i makinave hibride dhe elektrike po mbështetet me ndërtimin e stacioneve të karikimit në gjithë qytetin. Në serinë e përjavëshme “Prirjet e Gjelbra”, kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi për këtë program, qëllimi i të cilit është ta bëjë San Franciskon kryeqytetin e manikave elektrike të Shteteve të Bashkuara.

Taksitë që nuk ndotin mjedisin janë pjesë e nismës së San Franciskos për të t’u bërë një qytet me trasport të gjelbër. Taksi të tilla përbëjnë tashmë 55 përqind të gjithë taksive që qakullojnë në qytet. Shoferi Athan Rebelos tregon me kënaqësi hibrdin e tij të shkëlqyer. Ai thotë se qyteti po ndjek një praktikë të veçantë për ta bërë trasportin më miqësor për mjedisin.

“Ky është deri tani i vetmi qytet në Shtetet e Bashkuara ku kompanitë e taksive dhe bashkia e qytetit punojnë sëbashku për të vënë në shërbim taksi që nuk ndotin mjedisin. Për mendimin tim kjo është shumë e rëndësishme dhe kjo e bën industrinë e taksive në këtë qytet të ndryshme nga qytete të tjera”.

Kryetari i Bashkisë së San Franciskos, Gavin Newsom, është ai që e mbështet nismën për trasportin e gjelbër të taksive.

“Sot ne mund të themi se 55 përqind e të gjitha taksive të qytetit furnizohen me karburant të rigjenerueshëm që nuk ndot mjedisin, pra janë të pastra dhe të gjelbra”.

Qëllimi i programit është që San Francisko të bëhet kryeqyteti i makinave elektrike të Shteteve të Bashkuara dhe zoti Newsom ka në plan të caktojë pika ku makinat të karikohen pa pagesë, krahas nismave të tjara për realizimin e këtij qëllimi.

Robert Hayden, këshilltar për transportin e pastër në Departamentin e Mjedisit të Kalifornisë, thotë se pjesa më madhe e gazeve serë në zonën e Gjirit të San Franciskos çlirohet nga makinat që qarkullojnë në qytet, prandaj synimi është që ato të zëvendësohen me tipe që nuk e ndotin mjedisin.

“Ne jemi të detyruar dhe të vendosur t’i bëjmë makinat elektrike pjesë të strategjisë tonë për t’iu përgjegjur ndryshimeve klimatike, sepse në zonën e Gjirit të San Franciskos më shumë se gjysma e sasisë së gazeve serë çlirohet nga mjetet e transportit. Ne duhet të kemi makina elektrike për të ulur nivelet e gazit karbonik në atmosferë dhe për të plotësuar qëllimet tona në përgjigje të ngrohjes globale”.

Në përparësitë e kësaj nisme përfshihet jo vetëm përpjekja kundër ngrohjes globale dhe ulja e kostos së energjisë, por edhe pakësimi i varësisë së vendit nga nafta e Lindjes së Mesme.

Prandaj taksitë janë objekti më i përshtatshëm për të filluar zëvendësimin e tyre me makina elektrike në shkallë të gjerë. Ato karikohen me me lehtësi në vendet e furnizimit, pasi ndjekin përgjithësisht të njejtin itinerar dhe në fund të ditës parkohen në pika të caktuara, ku edhe mund të karikohen përsëri.

San Francisko po shqyrton gjithashtu edhe ndryshimin e normativave të ndërtimit që godinat e banimit dhe ato komerciale të pajisen me vende parkimi ku të jetë i mundur instalimi i “stacioneve” elektrike të furnizimit të makinave, që kanë një kosto nga 1500 në 2500 dollarë.

Në këto kushte qyteti i San Franciskos do të ketë një ajër më të pastër dhe rrugët e tij do të jenë më të qeta.

XS
SM
MD
LG