Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve voton pro debatit për shfuqizimin e reformës shëndetësore

  • Zëri Amerikës

Dhoma e Përfaqësuesve voton pro debatit për shfuqizimin e reformës shëndetësore

Dhoma e Përfaqësuesve voton pro debatit për shfuqizimin e reformës shëndetësore

Dhoma e Përfaqësuesve votoi në favor të debatit për shfuqizimin e reformës së sistemit shëndetësor të Presidentit Barak Obama.

Votimi i sotëm procedurial bëhet ditën e tretë të Kongresit të ri dhe u mbështet nga Republikanët që tanë kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.

Republikanët duan që t’i anullojnë ndryshimet që parashikonte reforma e zotit Obama, duke thënë se ato po dëmtojnë procesin e krijimit të vendeve të reja të punës dhe po rëndojnë me borxhe brezat e ardhshëm.

Demokratët argumentojnë se shfuqizimi i ligjit do t’i shtojë 230 miliardë dollarë defiçitit të vendit deri në vitin 2021 dhe do të lënë 30 milionë amerikanë të tjerë pa sigurime shëndetësore.

Një votë përfundimtare për shfuqizimin pritet të mbahet në Dhomën e Përfaqësuesve javën e ardhshme. Por kjo përpjekje pritet të dështojë pasi udhëheqësit demokratë në Senatin amerikan premtojnë se do ta bllokojnë atë.

XS
SM
MD
LG