Lidhje

Axhenda e Presidentit Obama, pas fitores së republikanëve më 2 nëntor


Axhenda e Presidentit Obama, pas fitores së republikanëve më 2 nëntor
Axhenda e Presidentit Obama, pas fitores së republikanëve më 2 nëntor

Presidenti Barak Obama përballet me një ndryshim në politikën amerikane pas zgjedhjeve për në Kongres të 2 nëntorit. Duke filluar nga janari, republicanët do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe do të kenë 6 vende shtesë në Senat.

Republikanët, të cilët presin me padurim të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, po zotohen se do të përpiqen për një plan të ri në Kongres, i cili përqëndrohet tek shkurtimi i taksave dhe i shpenzimeve qeveritare.

Udhëheqësi republikan i Kongresit, Xhon Bejner, pritet të bëhet kryetari i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve.

"Ne themi se duhet të ketë një ngrirje të punësimeve në qeveri dhe sinqerisht, që duhet ta bëjmë këtë".

Para fillimit të turneut të tij 10-ditor në vendet aziatike, Presidenti Obama tha se mesazhi që ai mori nga zgjedhjet ishte se votuesit duan që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi të fokusohen tek ekonomia dhe krijimi i vendeve të punës, pas fillimit nga puna të Kongresit të ri në janar.

"Populli amerikan nuk do që ne të rrimë duarkryq, por do që të përpiqemi për të".

Republikanët e analizojnë ndryshe rezultatin e zgjedhjeve. Në kushtet kur fituan një numër të madh vendesh në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, udhëheqësit republikanë thonë se votuesit kërkojnë të merren vendime për përparësitë e përcaktuara gjatë fushatës - në veҫanti masa për të patur një qeveri më të vogël.

XS
SM
MD
LG