Lidhje

Një numër më i vogël amerikanësh studiojnë për mjekësi


Një numër më i vogël amerikanësh studiojnë për mjekësi
Një numër më i vogël amerikanësh studiojnë për mjekësi

Në Shtetet e Bashkuara ekziston mendimi se mjekët punojnë me orë të zgjatura, që i vizitojnë pacientët në zyrë dhe më pas në spital. Por gjatë dekadës së fundit, mjekët amerikanë ose kanë filluar të dalin në pension, ose e kanë shkurtuar javën e punës, ndërkohë një numër më i vogël amerikanësh po shkojnë në shkollat mjekësore.

Në shkollat mjekësore amerikane ka mungesë studentësh dhe ky është njëri nga problemet. Vitet e fundit, kolegjet mjekësore amerikane kanë diplomuar një numër më të vogël studentësh.

Ekspertët thonë se SHBA kanë nevojë për të paktën 50 mijë mjekë të tjerë dhe në se nuk bëhet asgjë për këtë, deri në vitin 2025 mund të ketë një mungesë prej 200 mijë mjekësh. Rënia e numrit të mjekëve është akute në zonat rurale. Veç kësaj, ka dy segmente të rritje të popullsisë që kanë më tepër nevojë për kujdes shëndetësor: të moshuarit dhe njerëzit pa sigurim shëndetësor, pjesë më e madhe e të cilëve imigrantë dhe të varfër.

Pra, në se ka një kërkesë të madhe për shërbimet mjekësore, përse mjekët nuk punojnë më tepër?

Profesor Douglas Stager i kolegjit të Dartmouthit në New Hampshire ishte autori kryesor i një studimi të publikuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.

"Ne mendojmë se ndoshta ndryshimi i presionit financiar dhe konkurrues ndaj mjekëve janë orët e gjata shkurajuese, që atyre nuk u japin ndonjë përfitim të madh material."

Mjekët rezidentë, të cilët janë mjekët praktikantë me pagesë, historikisht kanë punuar me orë të zgjatura. Por në vitin 2003, orët e tyre u shkurtuan si rezultat i kufizimeve të vendosura në rang kombëtar.

Doktoresha Betsy O’Donell punon në Qendrën mjekësore Beth Israel të Bostonit. Ajo thotë se jeta e saj funksionon më mirë kur ajo punon 80 orë të javë.

"Unë kam dy fëmijë, prandaj kjo më lejon të balancoj jetën time më mire se sa me një javë me 100 orë pune."

Fillimisht, studjuesit mendonin se kufizimet në orët e praktikantëve për të punuar në spital mund të ishin arsyeja përse mjekët punojnë më pak orë. Por në përgjithësi ka patur një pakësim të orëve të punës tek mjekët, përfshi ata që nuk punojnë në spitale. Duke përdorur të dhëna nga Zyra e Statistikave, studjuesit zbuluan se orët e mjektëve u pakësuan dhe në të njëjtën kohë, edhe të ardhurat e tyre u pakësuan me 25 për qind mes viteve 1995 dhe 2006.

Pakësimi i të ardhurave ndoshta ndodhi për shkak të shkurtimit të rimbursimeve nga sigurimet mjekësore private dhe ato qeveritare, thonë autorët e studimit.

Një mjek e shpjegoi në këtë mënyrë: sa më pak para të paguesh, aq më pak nxitje ke për të punuar më shumë.

Veç kësaj, studentët amerikanë për dekada kanë patur vështirësi të shkojnë në shkollat mjekësore në vendin e tyre. Kjo është edhe asryeja kryesore për mungesën e mjekëve të rinj.

Profesioni i mjekësisë të bën të mendosh se duhet bërë diçka. Shoqata e Kolegjeve Mjekësore Amerikane thotë se nevojitet një rritje me 30 për qind e numrit të regjistrimeve për të plotësuar nevojat për mjekë. Për here të pare në gjysëm shekulli, është një plan të hapen , ose janë hapur tashmë, disa shkolla të reja mjekësore. Por disa ekspertë shqetësohen se këta student nuk do të diplomohen në kohën e duhur për zgjidhjen e krizës.

XS
SM
MD
LG