Lidhje

SHBA: Shtohet vëllimi i shitjes së pasurive të patundshme në prill

  • Zëri Amerikës

Shitjet e shtëpive në SHBA u rrit me 7,6 për qind gjatë muajit prill, të nxitura nga stimuli qeveritar i kthimit të parave nga taksat dhe perceptimi mes blerësve se ekonomia e vendit po përmirësohet. Një studim i Shoqatës Kombëtare të Agjentëve Imobilarë thotë se nëse shitjet do të vazhdojnë me ritmin e prillit për një vit të tërë, atëhere do të shiten rreth 5,8 milionë shtëpi.

Shtëpitë jo të reja përbëjnë shumicën e tregut dhe shitja e shtëpive të reja do të raportohet veças ditët e ardhshme. Ekonomistët i ndjekin me kujdes shitjet e shtëpive, për arsye se problemet e serioze në tregun amerikan të shtëpive luajtën rol kyç në krizën financiare. Një studim i veçantë i Shoqatës Kombëtare të Ekonomistëve të Bizneseve thotë se anëtarët e shoqatës shohin një situatë të përgjithshme të përmirësuar të ekonomisë amerikane.

Grupi thotë se rritja është më e fuqishme, ndërsa papunësia dhe inflacioni janë më të ulëta se sa vlerësohej më parë. Ata parashikojnë se papunësia do të ulet nga 9,9 për qind në 9,4 për qind në fund të vitit. Ekspertë të biznesit po ashtu thonë se shpenzimet e konsumatorëve, stimuli kryesor i ekonomisë amerikane, do të shtohen më shpejt se sa ishte parashikuar më parë.

XS
SM
MD
LG