Lidhje

Ekonomia amerikane rritet pak gjatë 3-mujorit të parë të vitit

  • Zëri Amerikës

Ekonomia amerikane rritet pak gjatë 3-mujorit të parë të vitit

Ekonomia amerikane rritet pak gjatë 3-mujorit të parë të vitit

Ekonomia amerikane u rrit pak gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti.

Në një raport të Departamentit amerikan të Tregëtisë, që u publikua sot, thuhet se ekonomia amerikane u rrit me një ritëm vjetor prej 2 përqindësh nga korriku në shtator, krahasuar me 1,7 përqind që kishte qënë rritja vjetore një tremujor më parë.

Ndikimin kryesor duket se e patën shpenzimet e konsumatorëve, që u shtuan me një ritëm prej 2.6 përqindësh, rritja më e madhe kjo që nga viti 2006.

Por ndërsa rritja ekonomike është një tregues pozitiv, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme për të përmirësuar problemin kryesor me të cilin ndeshet Amerika, shkallën e lartë të papunësisë, që është 9.6 përqind.

Banka qendrore pritet të zhvillojë një takim tjetër javën e ardhshme për të vendosur në se do të marrë masa të mëtejshme për të stimuluar ekonominë.

XS
SM
MD
LG