Lidhje

SHBA: Rritet shkalla e papunësisë gjatë muajit nëntor

  • Zëri Amerikës

SHBA: Rritet shkalla e papunësisë gjatë muajit nëntor

SHBA: Rritet shkalla e papunësisë gjatë muajit nëntor

Shkalla e papunësisë në Amerikë shënoi rritje gjatë nëntorit, ndërsa ekonomisë iu shtuan më pak vende pune se sa një muaj më parë.

Sipas raportit të botuar sot nga Departamenti i Punës, një raport që ndiqet me vëmendje nga ekonomistët, papunësia u rrit me 0,2 përqind dhe qëndron në shifrën 9,8 përqind.

Gjatë nëntorit ekonomisë amerikane iu shtuan vetëm 39 mijë vende pune, nga 150 mijë që ishte parashikimi.

Këshilltari i lartë për ekonomi i Shtëpisë së Bardhë, Austan Goolsbee, tha se papunësia kaq e lartë ishte “e papranueshme”, por shtoi se ekonomia është në gjendje më të mirë se një vit më parë.

Numri total i të papunëve ka arritur në 15,1 milionë persona dhe 40 përqind e tyre kanë qënë të papunë prej më shumë se 27 javësh.

Po ashtu 9 milionë persona të tjera do të dëshironin të punonin me orar të plotë por nuk gjejnë punë të tillë.

Rreth 1,3 milionë persona kanë hequr dorë nga kërkimi i një vendi pune pasi mendojnë se nuk do të jenë në gjendje të gjejnë punë.

XS
SM
MD
LG