Lidhje

SHBA shënon rritjen më të madhe te vendeve të punës në katër vjet

  • Kent Klein

SHBA shënon rritjen më të madhe te vendeve të punës në katër vjet

SHBA shënon rritjen më të madhe te vendeve të punës në katër vjet

Presidenti Obama thotë se ekonomia amerikane ka njohur rritje që kur ai erdhi në Shtepinë e Bardhë

Presidenti Obama thotë se ekonomia amerikane ka njohur rritje që nga koha kur ai erdhi në Shtepinë e Bardhë në fillim të vitit të kaluar.

"Tani e dimë që ekonomia ka njohur rritje për një pjesë të mirë të vitit dhe kjo rritje e qenrueshme po u jep bizneseve besim që të zgjerohen dhe të hapin vende pune".

Nderkohë që prilli ishte muaji i katër rrjesht që ekonomia ka njohur rritje të vendeve të punës, papunësia u shtua nga 9.7 përqind në 9.9 përqind në muajin mars. Departamenti i Punës thotë se më shumë se 800 mijë njerëz që patën humbur shpresat për të gjetur punë kanë filluar perseri te kerkojnë punë dhe presidenti Obama thotë se kjo është një shenjë e mirë.

"Duke patur parasyshë fuqinë e ketyre shifrave për punën, kjo mund të duket kontradiktore por ky shtim reflekton faktin se punonjësit që patën humbur shpresat për vende pune tani janë rikthyer në tregun e punës të inkurajuar nga prespektiva më të mira".

Republikanët në opozitë e fajsojnë administratën e presidentit Obama për papunësinë për të cilën thonë se është shumë e lartë dhe e papranueshme. Një dekleratë nga ligjvenësi republikan Mike Pence thotë se politikat e demokratëve për taksat, shpenzimet dhe ndihmat financiare kanë një efekt të acartë në krijimin e vendeve të punës në mbarë vendin. Rreth 15.3 milion amerikan ishin të papunë në muajin prill. Presidenti e pranon se rikthimi i tyre në punë kerkon kohë.

"Gjatë ketij recesioni, u humbën më shumë se 8 milion vende pune. Ka shumë njerëz që ende po vuajnë papunësinë. Duhet të kemi parasyshë se pavaresisht të dhenave për shtimin e vendeve të punës, mbetet ende shumë punë për tu bërë. Do të duhet kohë për të krijuar rritjen e fuqishme dhe të qendrueshme të vendeve të punës që nevojiten".

Analistët nuk presin shtim të mjaftueshëm të vendeve të punës në muajt që vijnë që të ulin papunësinë në menyrë të konsiderueshme. Por ekspertët thonë se shtimi i madh i vendeve të punës muajin që lam pas tregon se bizneset po ndihen më të sigurtë për rimëkembjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara.

Prodhimet e fabrikave u shtuan në prill me ritmin më të madh në thuajse gjashtë vjet dhe shpenzimet e konsumatorëve njohën rritjen më të madhe në pesë muaj.

XS
SM
MD
LG