Lidhje

Ekonomia amerikane ka patur një rritje më të ngadaltë nga sa pritej, e shoqëruar nga një shkallë e lartë papunësie


Ekonomia amerikane ka patur një rritje më të ngadaltë nga sa pritej, e shoqëruar nga një shkallë e lartë papunësie
Ekonomia amerikane ka patur një rritje më të ngadaltë nga sa pritej, e shoqëruar nga një shkallë e lartë papunësie

Rritja më e ngadaltë nga sa pritej e ekonomisë amerikane dhe shkalla e lartë e papunësisë i ka bërë ekonomistët të debatojnë se çfarë mund të bëhet për të stimuluar rritjen dhe për të krijuar vende të reja pune. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman, na informon se thirrjet për masa më aktive nga ana e qeverisë për të nxitur ekonominë pasuan paketën stimuluese të vitit të kaluar.

Më shumë se një vit pasi Shtetet e Bashkuara dolën nga recesioni më i thellë i pas Luftës së Dytë Botërore, rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara është ngadalësuar dhe shkalla e papunësisë është ngritur duke iu afruar 10 përqindëshit.

Kjo i ka bërë disa ekonomistë të shqetësohen rreth mundësisë të të ashtuquajturit recesion i dyfishtë, kur ekonomia duket sikur rimëkëmbet, por rikthehet në rritje negative.

"Probabiliteti është një me tre në parashikimin e kësaj gjendjeje, është më pak se sa 50% me 50%, por shumë i lartë për të mos e përfillur”.

Kryekonomisti i faqes elektronike të Mudit, economy.com, Mark Zandi e diskutoi këtë gjendje në programin e kanalit televiziv CBS, "Face the Nation". Ky parashikim u mbështet edhe nga Lora Tajsën, e cila shërben në bordin e këshilltarëve ekonomikë të Presidentit Barak Obama.

"Ne jemi në një situatë kur ecja e ngadalshme përpara ndesh në pengesa. Rreziqet për rënie janë të mëdha. Ne duhet të hartojmë politika për të stimuluar hapjen e vendeve të punës”.

Mes masave që po diskutohen janë kreditë e taksave për të inkurajuar bizneset të marrin në punë punëtorë të rinj, si dhe për të stimuluar kërkimet dhe zhvillimin. Krahas këtyre, administrata Obama po shqyrton mundësinë e shkrurtimin e taksave të të ardhurave që u zbatua rreth 10 vjet më parë për të gjithë me përjashtim të dy përqindëshit me të ardhurat më të larta.

"Për mendimin tim ky është hapi më i mirë që duhet hedhur nga pikpamja ekonomike. Ne duhet të preokupohemi me fuqinë blerëse për shumicën e popullatës. 98 përqind e popullatës që do të përfitojnë nga shkurtimi i taksave do të sjellë ngritjen e nivelit të konsumit. Kjo pjesë e pupullatës po e ndjen më shumë shtrëngesën ekonomike. Prandaj ne duhet t’i ndihmojmë njerëzit lidhur me të ardhurat”.

Por ekonomisti Mark Zandi thotë se duhet të jemi të kujdesëshëm në këtë drejtim. Ai është dakord se “mëkëmbja ekonomike ka nevojë për një farë ndihme”, siç shprehet ai, por paralajmëron se projektet e reja të stimulimit kanë koston e tyre.

"Ne duhet të paguajmë për to. Ne nuk mund ta realizojmë këtë pa paguar”.

Në këtë situatë, Shtetet e Bashkuara kanë përballë dy nevoja që duken kontradiktore: të stimulojnë ekonominë dhe të shkurtojnë deficitin. Administrata e Presidentit Obama po përpiqet për stimulime afatshkurtra, ndërsa premton disiplinë afatgjatë shpenzimesh. Mbetet për t’u parë se çfarë mund të realizonet brenda dy muajve deri në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres.

XS
SM
MD
LG