Lidhje

Obama u kërkon ligjvënësve të miratojnë projekt-ligjin e reformës financiare

  • Zëri Amerikës

Obama u kërkon ligjvënësve të miratojnë projekt-ligjin e reformës financiare

Obama u kërkon ligjvënësve të miratojnë projekt-ligjin e reformës financiare

Presidenti i Shteteve të Bashkuta, Barak Obama, po u kërkon ligjvënësve të miratojnë projekt-ligjin e reformës financiare sa më parë që të jetë e mundur, duke thënë se vendi ka nevojë për të që të ndërtojë një ekonomi të fortë.

Zoti Obama tha sot në fjalimin e tij javor në radio se Shtetet e Bashkuara janë në prag të fitores pasi anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit përfunduan hollësitë e projekt-ligjit dje.

Ky projektligj përmban dispozita për mbrojtjen e konsumatorëve dhe rregulla të forta për institucionet financiare për të parandaluar një recesion tjetër global.

Në fjalimin e republikanëve, kongresisti Paul Ryan nga shteti Wisconsin i bëri thirrje presidentit për të krijuar më shumë vende pune dhe për të mos e shtuar deficitin buxhetor të vendit.

XS
SM
MD
LG