Lidhje

SHBA: Akuza për manipulim të tregut imobiliar nga kompani kreditimi


SHBA: Akuza për manipulim të tregut imobiliar nga kompani kreditimi
SHBA: Akuza për manipulim të tregut imobiliar nga kompani kreditimi

Zyrtarët nga 49 prej 50 shteteve amerikane po hetojnë deklaratat se disa kompani të kredive për blerjen e shtëpive kanë përdorur dokumenta fallso për të dëbuar huamarrësit nga shtëpitë e tyre.

Problemet në tregun e shtëpive luajtën rol kyç në nisjen e krizës ekonomike, që la shumë pronarë shtëpish në pamundësi për të larë kredinë.

Kryeprokurorët e shteteve dhe rregullatorët bankarë njoftuan për zhvillimin e hetimeve dje, pasi u zbulua se disa punëtorë të kompanive huadhënëse kishin pranuar një numër të madh dokumentash për shtëpitë, pa i kontrolluar mirë ato.

Disa banka kryesore kanë pezulluar së fundmi konfiskimin e hipotekave dhe nxjerrjen e pronarëve nga shtëpitë derisa t’u kontrollohen dokumentat për saktësi.

Kritikët e hetimeve thonë se ato mund të rezultojnë në lëndë gjyqësore që marrin vite për t’u shqyrtuar dhe se do të bëjnë që blerësit e mundshëm të ngurrojnë për blerjen e shtëpive, duke penguar edhe më tej rimëkëmbjen e tregut në krizë të shtëpive.

XS
SM
MD
LG