Lidhje

Autoritetet deklarojnë mbylljen përfundimtare të pusit të dëmtuar

  • Zëri Amerikës

Autoritetet deklarojnë mbylljen përfundimtare të pusit të dëmtuar

Autoritetet deklarojnë mbylljen përfundimtare të pusit të dëmtuar

Një zyrtar amerikan thotë se pusi i dëmtuar i naftës në Gjirin e Meksikës është vulosur përgjithmonë, 5 muaj pas shpërthimit në një platformë shpimesh që rezultoi në derdhjen më masive të naftës në historinë amerikane.

Zyrtari amerikan në krye të përpjekjeve të administratës për këtë problem, Admirali në pension Ted Allen deklaroi sot se pusi është tani “i vdekur”. Admirali tha se pusi nuk përbën më kërcënim për Gjirin e Meksikës, pasi BP bëri një analizë të fundit të presionit të naftës.

Presidenti Barak Obama e mirëpriti këtë lajm. Përmes një deklarate, ai e cilësoi njoftimin e shumë-pritur si një moment të rëndësishëm. Administrata amerikane, tha presidenti, është e gatshme të bëjë ç’është e mundur për të garantuar se bregdeti jugor amerikan do të rimëkëmbet plotësisht pas kësaj katastrofe.

Të premten, inxhinierët e kompanisë përfunduan derdhjen e çimentos në tabanin e detit për të vulosur grykën e pusit.

Derdhja e naftës në det ndaloi në mes të korrikut, pasi mbi grykën e pusit u vendos një kapak, por mbyllja e tij përfundimtare u deklarua zyrtarisht sot.

XS
SM
MD
LG