Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan voton sot për reformën shëndetësore

  • Zëri Amerikës

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan voton sot për projektligjin shumë të rëndësishëm për reformimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore.

Përkrahësit e projektligjit thonë se ai do të siguronte më shumë se 30 milionë amerikanë që nuk i kanë ato. Kritikët thonë se ndryshimet do të shtojnë koston dhe ndërhyrjen e qeverisë në vendimet për kujdesin shëndetësor.

Udhëheqësit e Partisë Demokrate në Kongres parashikojnë fitore. Kryetari i grupit demokrat në Kongres, Xhon Larson, tha se janë siguruar 216 votat që duhen për miratimin e projektligjit. Por udhëheqësit demokratë ende po përpiqen të vindin disa demokratë që thonë se janë të pavendosur të votojnë pro.

Anëtarët e Partisë Republikane vazhdojnë t’i përmbahen qendrimit të tyre kundër projektligjit.

Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë sëpari për projektligjin e miratuar vitin e kalaur nga Senati amerikan. Më tej, ligjvënësit do të votojnë për projektligjin e pajtimit të versioneve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

XS
SM
MD
LG