Lidhje

Alpinistja amerikane e liruar nga Irani, së shpejti në atdhe


Një alpiniste amerikane e cila u burgos në Iran për më shumë se 1 vit po kthehet në SHBA.

Sarah Shourd u nisur nga Omani të shtunën dhe pritet që të mbërrijë në Nju Jork të dielën. Ajo bëri një njoftim të shkurtër në aerport, ku falenderoi zyrtarët e Omanit për mikëpritjen dhe u lut për Shane Bauer dhe Josh Fattal, dy alpinsitë që mbahen ende nga Irani.

Autoritet iraniane i arrestuan tre alpinistët vitin e kaluar nën akuzat për spiunazh, pasi ata kaluan kufirin me Irakun. Pjesëtarë të familjeve të alpinistëve thanë se kalimi i kufirit ishte aksidental.

Irani e liroi Sarah Shourd të martën mbasi zyrtarë të Omanit ndihmuan për të negociuar një pagesë prej 500 mijë dollarësh. Ajo shkoi në Oman ku iu nënshtrua analizave mjekësore. Pjesëtarë të familjes së saj thanë se ajo ka nevojë për trajtim mjekësor për një gjendër në gjoks.

XS
SM
MD
LG