Lidhje

SHBA: Protesta mbarëkombëtare kundër ligjit të imigracionit në Arizona


Mijëra demonstrues në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë protestuar kundër një ligji të rreptë për imigracionin në shtetin jugperëndimor të Arizonës që synon të godasë imigracionin e paligjshëm.

Në Los Anxhelos, të paktën 50 mijë njerëz marshuan dje sëbashku me arkipeshkvin e qytetit dhe këngëtaren Gloria Estefan.

Protesata të ngjashme u zhvilluan në më shumë se 70 qytete të tjera, përfshirë Uashingtonin.

Policia arrestoi 35 demostrues jashtë Shtëpisë së Bardhë, përfshirë kongresmenin demokrat Luis Gutierrez nga Illinoi.

Manifestimet pro imigracionit kanë qënë të zakonshme për vite me radhë ditën e 1 majit në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara, por ligji i Arizonës ka ringjallur shumë interes për këtë çështje.

Ligji kërkon që policia e Arizonës, shtet në kufi me Meksikën, të marrë në pyetje njerëz që dyshohen si imigrantë të paligjshëm. Ligji parashikon që imigrantët të mbajnë me vete, gjatë gjithë kohës, dokumentet e regjistrimit.

Grupet hispanike në Shtetet e Bashkuara thonë se ligji është diskriminues ndaj njerëzve në bazë të racës. Disa grupe pritet të ngrenë padi gjyqësore kundër ligjit.

XS
SM
MD
LG