Lidhje

Presidenti Obama kritikon ashpër ligjin e imigracionit të miratuar në Arizona


Presidenti Barak Obama ka kritikuar ashpër një ligj të ri të ashpër për emigracionin, i cili u nënshkrua dje në shtetin jugor të Arizonës.

Zoti Obama tha se projektligji, sipas të cilit përbën krim për emigrantët të qendrojnë në SHBA në mënyrë të paligjshme, kërcënon "të minojë nocionet themelore të drejtësisë" që mbajnë gjallë amerikanët.

Midis masave të tjera, ligji i ri kërkon që emigrantët në Arizona të kenë me vehte në çdo kohë dokumentat e regjistrimit, dhe i jep të drejtë policisë që të pyesë njerëzit, për të cilët dyshon që janë emigrantë të paligjshëm.

Guvernatorja e Arizonës Jan Bruër, e cila e nënshkroi projektligjin ditën e djeshme, tha se ky ligj do të mbrojë qytetarët e Arizonës nga rritja e krimit përtej kufirit, në Meksikë.

Kundërshtarët e ligjit thonë se ai do të çojë në dallim racial, duke i detyruar oficerët e policisë për të pasur si pikësynim njerëz për shkak të racës ose origjinës etnike.

Zoti Obama tha se ai e ka udhëzuar administratën e tij për të shqyrtuar nëse ligji i Arizonës është kushtetues apo jo.

XS
SM
MD
LG