Lidhje

Zbulohet një fakt interesant për dokumentin e Shpalljes së Pavarësisë së Amerikës


Studiuesit amerikanë kanë bërë një zbulim domethënëse lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Amerikës, ndërkohë që amerikanët përgatiten për ditëlindjen e atdheut të tyre më 4 Korrik.

Nga analizimi i një versioni pararendës të tekstit, i vitit 1776, del se Tomas Xhefersoni, autori i tekstit, fillimisht i ishte referuar popullatës së 13 kolonive si “vartës,” para se ta fshinte fjalën dhe ta zëvendësonte atë me “shtetas”. Shkencëtarët në departamentin e ruajtjes së relikeve në Bibliotekën e Kongresit përdorën teknologji të specializuar për të identifikuar fjalën e zëvendësuar.

Fjala “vartës” ishte fshirë me forcë dhe mbi të ishte shkruar fjala tjetër, gjë që çon në përfundimin se Jeffersoni kishte një dëshirë të madhe të zhdukte fjalën “vartës” që kishte mbetur nga koha e sundimit britanik.

Ndryshimi në tekst u bë në një pjesë të dokumentit që specifikonte përplasjet me Mbretin Xhorxhi i Tretë. Kjo fjali nuk u përfshi në versionin përfundimtar të dokumnetit, ku përdoret vetëm fjala “shtetas” dhe jo “vartës”.

XS
SM
MD
LG