Lidhje

Presidenti Obama emëron Gjeneralin Klepër në postin e drejtorit të zbulimit kombëtar

  • Zëri Amerikës

Presidenti Barak Obama ka emëruar Gjeneralin në pension Xhejms Klepër si drejtorin e ardhshëm të zbulimit kombëtar.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët sot në Kopshtin e Trëndafilave Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama prezantoi gjeneralin e forcave të armatosura. Ai tha se do të mbështetet tek zoti Klepër për të garantuar se Shtetet e Bashkuara kanë operacionet më efikase të mundshme për zbulimin.

Nëse konfirmohet nga Senati, zoti Klepër do të jetë i katërti person që shërben në këtë post. Xhejms Klepër ka qënë nënsekretar i Mbrojtjes për zbulimin në Pentagon.

Njoftimi për kandidaturën e zotit Klepër pason dorëheqjen kohët e fundit të Denis Bler, i cili e mbajti postin për 16 muaj. Zoti Bler ka qenë objekt kritikash brenda administratës dhe në Kongres lidhur me dështimet e operacioneve të zbulimit dhe në koordinimin e shkëmbimeve të informacionit nga agjencitë amerikane.

Posti u krijua në përgjigje të dështimeve të agjencive të zbulimit pas sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara më 11 shtator 2001.

XS
SM
MD
LG